Perbersit:
300 gr mish gjoks pule
150 gr oriz
300 ml lëng perimesh
50 gr djathë parmesan
20 gr gjalpë
vaj vegjetal
kripë
Biber i zi.
Pergatitja:
Ndajmë gjoksin e pulës në kube të vogla, i kriposimi dhe biberosim, i skuqim në vaj vegjetal.
Më pas shtojmë orizin, e skuqim për 1 minutë, më pas shtojmë lëngun e perimeve pak nga pak derisa orizi të zihet, duke e përzier vazhdimisht.
Në fund shtojmë gjalpin dhe djathin permezan, i përziejmë mbi zjarr derisa të shkrihen.
Rizoton me pulë e shërbejmë me pak majdanoz të grimcuar.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.