Përbërësit:
8 shpatulla pule
150 gr proshutë e thatë
150 gr djath kackavall
4 tranguj turshi
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Mishit largojani eshtrat dhe lëkurën. Secilën pjesë mishi rraheni mirë me çekan kuzhine.
Përbërësit e tjerë pritini në shirita.
Mishin e pulës vendoseni mbi një folie plastike duke I bashkuar me njëri-tjetrin. Kriposini e piperosini. Në fund të njërës anë vendosini trangujt e prerë, djathin e proshutën.
Me ndihmën e folies, mbështilleni një role të fortë.
Pastaj largojeni folien dhe rolenë lidheni me një spango të trashë. Vendoseni në qesen për pjekje, qoshet e së cilës i keni prerë.
Rolenë vendoseni në tavën përkatëse dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë dhe pieqeni për afro dy orë.
Ju bëftë mirë.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.