Përbërësit për 500gr sallatë jeshile:
3-4 lugë gjelle vaj,
uthull 2 lugë gjelle,
kopër 4-5 fije,
qepë 2-3 copë
dhe kripë.
Përgatitja:
Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët.
Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës.
Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.