Përbërësit për pandispanjë:
8 vezë (vetëm e kuqja),
2 vezë,
7 lugë të supës sheqer,
3 lugë të supës vaj,
5 lugë të supës miell,
2 lugë të supës kakao,
1 pecivë (Baking Powder ose Pluhur për pjekurina).
Për fill:
8 vezë (vetëm e bardha),
13 lugë të supës sheqer pluhur,
10 lugë të supës sheqer,
1 litër e gjysëm qumshtë,
4 lugë të supës puding të vanillës,
1 lugë të supës miell.
Për glazurë:
250 gr. qokollatë për ëmbëlsirë,
3 lugë të supës vaj.
Përgatitja:
Së pari i përziejm të kuqt e vezëve shtojm dy vezët komplet , sheqerin dhe përziejm deri sa masa të dyfishohet shtojm vajin, miellin, kakaon dhe pecivën ,përziejm shumë ngadalë ,kur masa të bëhet homogjene e qesim në tepsi të lyer me vaj.
Pjekim në 190 gradë celsius deri sa të mos marr shumë ngjyrë.
Fillojm ta pregadisim fillin, së pari i rrahim të bardhat e vezëve dhe kur të jenë dyfishuar shtojm sheqerin pluhur i përziejm mirë.
Qumështin e qesim të valoj ,pudingun miellin dhe sheqerin i tresim me pak qumshtë të ftohtë dhe i qesim në qumshtë të nxehtë. Kur masa të trashet fillojm ta qesim të bardhët e vezëve nga pak nga pak dhe i përziejm mirë e mirë me tel kuzhine.
Tani mbi pandispanjën e ftohur qesim fillin dhe në fund qokollatën që e kemi shkrirë në banjomari (mbi avull).
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.