Përbërësit:
3 vezë,
Gjysëm gote e ujit sheqer,
1 gotë e çajit qumësht,
1 gotë e çajit vaj,
1 pecivë (pluhur për pjekurina),
1 sheqer vanilje,
1 portokall (vetëm lëvorja e grirë në rende),
8-9 lugë të supës miell.
Për kremin:
1 gotë e ujit qumësht,
2 lugë të supës sheqer,
1 lugë të supës kakao.
Për lyerje:
Kokos.
Përgatitja:
Së pari përgatitim pandispanjën. Në një enë të thellë qesim vezët me sheqer dhe i rrahim me mikser elektrik deri sa masa të dyfishohet mandej shtojm qumështin, vajin, lëvoren e portokallit, sheqer vaniljen, përziejm pak dhe në fund shtojm miellin dhe pecivën masën e përziejm shumë ngadalë deri sa masa të bëhet homogjene.
Këtë e qesim në tepsi dhe pjekim në temperature prej 175-180 gradë celsius për 20-25 minuta.
Kur e largojm pandispanjën nga fura e lëjmë pak të ftohet dhe fillojm e prejm në katrorka, madhësin e vendosni ju sipas dëshirës.
E bëjmë kremin: qumështin e përziejm mirë e mirë me sheqer dhe kakao.
Tani marrim katrorkat dhe i zhysim nga të gjitha anët në krem dhe krejt në fund me kokos.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.