Përbërësit:
8 te bardha te vezes
8 luge sheqer
1 luge vaj
3 luge miell
2 luge grize (ermik)
1 pluhur paste
300 gr arra te coptuara
Filli:
1 liter qumesht
8 te kuq te vezes
250 gr sheqer
2 pudinga vanile
7 luge miell
1 margarin
1 qokollate per zierje
200 gr keksa plazma
2 shllagaose 250 ml krem pana
Përgatitja:
Se pari lyhet tepsia e shporetit te rrymes me pak vaj dhe ne te qiten arrat dhe piqen pak 10 min.
Tunden te bardhat e vezes me sheqer derisa te shkrihet sheqeri dhe te behet nje shkume e forte.Pastaj kesaj mase i shtohet mielli i perzier me pluhur paste dhe griz dhe ne fund vaji dhe qitet ne tepsi persiper arrave dhe piqet ne temp.180grade per 10 minuta ‘Pastaj rrotullohet nga tepsia dhe mund ta leni ne pot e njejten tepsi.Pastaj zihet kremi.Nga nje liter qumesht largohet nje gote qumesht dhe pjesa tjeter qitet te vloj.
Tunden mire te verdhat e vezes me sheqer dersia te shkrihet sheqeri dhe asaj mase ia shtojme edhe pluhurin e pudingut dhe miellin dhe qumshtin e ftohet dhe e perziejme mire derisa te behet nje mase homogjene pa kokrriza dhe kete permbajtje e qesim ne qumshtin qe vlon. E perziejme shpejt derisa te trshet dhe e largojme nga zjarri dhe ia shtojem margarine qe me pare e kemi mbajtur ne temp .dhome dhe e perziejme prap derisa te shkrihet margarine dhe te behet masa krejt e njetrajtshme.Pastaj e ndajme ne dy pjese fillin dhe njeres i qesim qokollaten e coptuar dhe e perziejme qe te shkrij
Renditjen e bejme mbi peten me arra e qesim fillin e verdhe,pastaj nje rend keksa te zbutur ne pak qumesht e pastaj fillin me qokollatee mbi te shllagu,e mbi shllag qokollate e grire ne rende ose arra te grira siaps deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.