Përbërësit:
8 vezë
8 lugë sheqer
6 lugë arra të bluara
5 lugë miell
lëvore limoni
100 gr çokollatë
4 dcl ajkë qumështi (Hopla).
Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer.Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni.Masa përzihet me lugë.Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet gjersa të bëhet masë e njëllojtë.Derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme.Futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C që të piqet për afro 10-12 min.Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur,i largohet letra.Në ndërkohë tundet ajka.Pasi të ftohet pak korja,lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë,pastaj me ¾ e pjesës së ajkës.Mbështillet me kujdes në roladë.Me pjesën e ajkës së mbetur, lyhet mbi dhe anash.Pasi të ftohet mire,pritet në rrathë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.