Përbërësit:
250 gr biskota të thata (tipo Petit Beurre)
70 gr sheqer
150 gr miell arre kokosi
300 gr çokollatë
1 got ujë
Përgatitja:
Si fillim shkrijmë çokollatën me pak ujë. Ndërkohë që shkrihet çokollata, me anë të një grirësi elektrik grijmë biskotat. I hedhim më pas në një enë ku bashkojmë edhe miellin e arrës së kokosit e sheqerin. I përziejmë mirë, shtojmë pak ujë të vakët në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit. Masa e përgatitur s’duhet të jetë e qullët. Në një tavë të gjatë ose pjatancë të madhe shtrojmë një letër furri dhe sipër hedhim masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë dhe i japim formë.
Sipër i hedhim çokollatën e shkrirë. ëmbëlsirën e fusim në frigorifer derisa të mpiksen mirë të gjithë elementët. Më pas, përpara se ta shërbejmë e presim në pjesë katrore të vogla.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.