Me kohë njerëzit kuptuan se rrotullimi i Tokës nuk zgjaste 365.25 ditë por 365.24219 ditë ose 11 minuta më pak. Kështu që duke shtuar një ditë të plotë çdo 4 vjet ishte një korrigjim i tepërt. Më 1582, Papa Gregori XIII firmosi një urdhër që bënte një rregullim të vogël. Viti i brishtë do të vazhdonte çdo 4 vjet përveçse në vitet “shekullore”
Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë që Tokës i duhen 365 ditë që të përfundojë rrotulllimin e saj, por në fakt zgjat 365 ditë e çerek. Vitet e brishta ndihmojnë që kalendari 12-mujor të përkojë me lëvizjen e planetit tonë rreth Diellit. Pas 4 vitesh, orët e mbetura plotësojnë një ditë të plotë. Në vitin e brishtë, ne e shtojmë këtë ditë në muajin shkurt duke e bërë me 29 ditë nga 28. Ideja nisi në Romën e lashtë ku njerëzit përdornin një kalendar me 355 ditë nga 365 sepse e bazonin në ciklet dhe fazat e Hënës. Ata vunë re se kalendari nuk po përputhej me stinët kështu që çdo dy vjet shtuan një muaj që e quajtën Mercedonius për të plotësuar ditët.
Në vitin 45 para Krishtit, perandori romak Jul Cezari prezantoi kalendarin diellor që ishte bazuar në një model egjiptian. Çdo 4 vjet, shkurtit i shtohej një ditë që të përputhej me rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Në nder të Cezarit, sistemi njihet ende si kalendari julian.
Dimri mund të ndodhte në periudhën që kalendari do e tregonte si stinën e verës dhe kjo do të ngatërronte fermerët pasi nuk do dinin se kur duhet të mbillnin farat. Kalendarë të tjerë përdorin metodat e tyre. Kalendari hebre që funksionon përmes sistemit diellor dhe hënor ka një cikël 19-vjeçar. Kalendari islam ndjek fazat e hënës dhe nuk shton ditë. Viti hënor zgjat vetëm 355 ditë dhe datat e rëndësishme në kalendarin islam spostohen me 10-11 ditë më herët çdo vit në kalendarin diellor.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.