Tracy Rabi është një 13-vjeçare nga Tanzania që ka filluar një mision për të mësuar fëmijët rreth parasë dhe biznesit. “Një fëmijë duhet të nisë të mësojë për paranë dhe biznesin që në moshë të vogël”, shprehet ajo. Prindërit kanë filluar ta edukojnë Tracy për paranë që kur jo ishte 8 vjeçe.
“Ata më mësuan kursimin, investimin, këshilla biznesi. Më dhanë një spunto në jetë. E pyeta mamim ‘ç’mund të bëj që ta zhvilloj më shumë Afrikën?’ Ajo tha se ndoshta më shumë biznese do të ndihmonin. Kështu që mendova të mësoja fëmijët. Bëra një marrëveshje me mamin, negociuam që nëse bëj punë shtesë që nuk më përkasin, ajo do më paguante. Që atëherë nisa të kurseja që të mund të publikoja librin tim të parë”, thotë Tracy.
Ajo ka shkruar tre libra dhe frymëzon adoleshentët e tjerë për të nisur biznese të suksesshme. Gjithashtu drejton kampe 10-ditore ku fëmijët mund të vizitojnë sipërmarrjet vendase. Një shembull i ndikimit të Tracy është Jasmin. Ajo u frymëzua prej saj për të hapur biznesin e prodhimit dhe shitjes së sapunëve.
“Nga fitimi, një pjesë e kursej dhe një pjesë e përdor për të blerë gjëra për veten dhe biznesin. Ndihem e lumtur kur blej gjëra me paratë e mia”. Nëna e Tracy, Lilian Makoi shpjegon se arsyen e vendimit të saj për të edukuar vajzën në këtë formë. “Unë jam një nga ata njerëz që beson se s’ka kuptim që ne i mësojmë fëmijët, i pajisim me aftësi për të gjetur punë dhe fituar para, por nuk i aftësojmë ta menaxhojnë paranë”.
“Gjithçka fillon nga gjërat e vogla kështu që duhet të presësh dhe të vazhdosh të punosh fort që të rritet”, përfundon Tracy.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.