Përbërësit:
- 4 vezë,
- 1 gotë sheqer,
- 1 gotë qumësht,
- 1 gotë vaj vegjetal,
- 1 bustinë pluhur pjekës,
- 1 bustinë vanilje,
- 2 lugë gjelle kakao,
- 2 gota miell,
- gjysmë gote arra,
- çokollatë (copa).
Përgatitja
Fillimisht hedhim në një enë vezët dhe sheqerin. Më pas i përziejmë në mikser derisa të formohet kremi.
Më pas shtojmë qumështin, vajin vegjetal dhe i përziejmë bashkë.
Miellin, vaniljen dhe pluhurin e pjekjes e shtojmë në masën e përftuar.
Shtojmë kakaon dhe e përziejmë. Lyejmë tepsinë me vaj dhe sipër i hedhim pak miell.
Kekun e përgatitur, arrat dhe copëzat e çokollatës ia hedhim sipër. E pjekim në temperaturë 180 gradë celcius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.