Pice me Spinaq e Peshk

spot_imgspot_img

Përbërësit për brumin:
300gr miell
20 gr tharm buke
125 ml ujë
gjysmë luge e çajit kripë
3-4 lgj vaj ulliri ose lule dielli.

Përgatitja:
Mielli dhe kripa qiten në një enë, në mes të miellit qitet tharmi, uji i vakët dhe vaji, të gjithë përbërësit përzihen mirë, ena mbulohet dhe brumi lihet të vijë për 15-20 minuta.

Përbërësit për ti hedhur në picë:
450 gr spinaq i ngrirë ose 600 gr i freskët
2 doza peshk toni
200 gr kaçkavall
1 qepë
4-5 lugë gjelle salcë
domate, kripë, pipër i zi.

Përgatitja:
Brumi përgatitet si më lartë dhe lihet të vijë. Spinaqi i freskët, grihet, lahet dhe kullohet. Në
një enë qitët 2-3 lugë gjelle yndyrë dhe spinaqi kaurdiset për 2-3 minuta hiqet nga zjarri, i qitën 2-3 lugë gjelle ajkë e thartë, kripë e pipër.

Nëse spinaqi është i ngrirë, qitët të shkrihet në zjarr të ngadalshëm, duke u përzier herë pas herë. Pastaj hiqet nga zjarri, po ashtu i qitët ajkë e thartë dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Përgatitët peta, qitët në tepsi, lyhet me salcë domateje, pastaj i qitët peshku dhe sipër peshkut qitët spinaqi e qepa e prerë në rrathë.

Në fund, kaçkavalli i grirë, shpërndahet sipër. Ne temperaturë 220° C pica piqet 12-15 minuta.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPica Siciliane
Artikulli tjetërPite Italiane

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu