Përbërësit:
2 gota oriz
3 gota ujë të mishit
500 gr mish viçi
5-6 karrota
1 qepë
vaj vegjetal
gjalp
Pergatitja:
Fillimisht e pastroni orizin dhe e leni 2 orë në pritje në një enë.
Mishin e fërgojmë në tigan me pak vaj, ia hidhni pak kripe, deri sa fillon të zbutet e fërgojmë.
Në anën tjetër i premë karotat në copa të holla, e premë edhe qepën.
E marrin një tenxhere dhe i hedhim vaj vegjetal dhe qepen e grire e fërgojmë.
Ia shtojmë karotën dhe gjalpin. Pasi ta kullojmë orizin, ia bashkëngjisim.
I fërgojmë se bashku pak me ujin e mishit. Pastaj ia shtojmë edhe mishin, duke ia kontrolluar kripen.
Tenxheren e mbyllim me një lecke kuzhine dhe e ulim temperaturën.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.