Funksioni i telefonit duket se ndryshon nga viti në vit dhe ky i fundit sa vjen e bëhet më inteligjent. Smartphonët po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si komunikojmë ditët e sotme, si argëtohemi, si punojmë etj dhe një telefon i zgjuar është shumë më shumë një pajisje e thjeshtë komunikimi. Me zhvillimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, industria mobile, po ridimensionon themelet e saj dhe SAMSUNG është pioner i kësaj dekade të re me lançimin e serisë së re Galaxy S24. Kjo gjeneratë e re smartphone-sh është një shkrirje perfekte mes kreativitetit dhe produktivitetit dhe padyshim do të jetë seria juaj e preferuar. Përvoja juaj nuk do të jetë kurrë më e njëjtë, pasi kjo seri hap dyert drejt një epoke të re, të pazbuluar më parë. Por le të përmbledhim më poshtë disa nga arsyet që do ju bëjnë të marroseni menjëherë pas Galaxy S24.
Një ekran që ia vlen të lavdërohet
Nëse jeni personi që i adhuroni ekranet e mëdha Samsung Galaxy S24 Ultra, Android-i më i fundit 6,8 inç është smartphone i bërë për ju. Nëse jeni duke menduar të bleni një telefon të madh, dizajni 6.8 inç i S24 Ultra kualifikohet si gjigant, dhe sigurisht një ekran i tillë vjen me disa përmirësime të këndshme në krahasim me modelin e vitit të kaluar. Ekrani i S24 Ultra ka aftësinë të bëhet jashtëzakonisht i ndritshëm, edhe nëse jeni duke e përdorur telefonin nën rrezet e diellit. Kjo pajisje krenohet me një shkëlqim të ri maksimal prej 2600 nit (një përmirësim goxha me rëndësi në krahasim me S23 Ultra). Përmes këtij ekrani, lojërat, serialet dhe videot nuk do i shihni më njësoj.
Seria S24 ofron jetëgjatësi fenomenale të baterisë
Një arsye pse duhet të zgjidhni një nga pajisjet e serisë S24 ëhtë sepse ato ofrojnë qëndrueshmëri më të gjatë dhe bateria 5000 mAh e S24 Ultra është fenomenale.
Kamera që do ju shndërrojnë në një artist sa hap e mbyll sytë
Teknologjia e kamerës së Samsung është në krye të listës, përse kjo seri do të shndërrohet në të preferuarën tuaj. Këtë vit, kryefjala e risisë lidhur me kamerat, por jo vetëm ishte Inteligjenca Artificiale. Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me Galaxy AI[1]. Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Dhe po, sigurisht që përfshin dhe kamerën. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Falë Edit Suggestion, Edit Generative apo opsioneve të tjerë të mbështetura nga AI ju do të çoni më tej, pasionin për fotografinë.
Dizajni i ri, elegancë në çdo detaj; ngjyra unike
Me një mburojë të qëndrueshme prej titani të ndërtuar direkt në kornizë dhe rezistencë më të mirë ndaj gërvishtjeve me Corning® Gorilla® Armor, Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë “titan” rezistent si kurrë më parë. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme në dorë. Në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, një dizajn i thjeshtë unik plotëson një standard më estetik me lidhje pa probleme midis kapakut të pasmë të pajisjes dhe kornizës anësore. Ekrani do të jetë gjithashtu më i ndritshëm. Corning® Gorilla® Armor redukton reflektimet dhe përmirëson qartësinë vizuale, edhe në rrezet direkte të diellit. Vision Booster i përmirësuar rrit gjithashtu kontrastin dhe ngjyrën për një përvojë të jashtëzakonshme. Ngjyrat e kësaj serie janë një tjetër arsye bindëse që ky është telefoni i bërë për ju. Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.
Për më tepër, smartphone-t e serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë[2]. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.
[1] Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet Samsung Galaxy.
[2] *** Porosisni të parët nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung. *Shuma e treguar është kursimet e vlerësuara për Galaxy S24 Ultra e llogaritur në bazë të çmimit të sugjeruar me pakicë. Kursimet tregohen si diferenca midis çmimit të variantit më të madh të memories dhe çmimit të modelit bazë, dhe bonusit shtesë. Shuma e kursimeve mund të ndryshojë në varësi të modelit të telefonit të zgjedhur dhe partnerit të shitjes. **I referohet modeleve: Galaxy S24 8/256 GB me çmimin e 8/128 GB, Galaxy S24+ 12/512 GB me çmimin e 12/256 GB dhe Galaxy S24 Ultra 12/512 GB me çmimin e 12/256 GB. Përjashtohet modeli 1 TB.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.