ADVERTISEMENT
Përbërësit:
- 120 gr gjalpë,
- ½ gota qumësht,
- ½ gota vaj,
- 2 lugë bollgur,
- 1 lugë jogurt,
- 1 Pluhur pjekje,
- 3,5-4 gota miell,
- arra.
Për sherbet:
- 3 gota sheqer pluhur,
- 2,5 gota ujë,
- 2 lugë lëng limoni.
Hapat:
Për sherbet, sheqerin dhe ujin derdhni në një tenxhere dhe përzieni në temperaturë mesatare.
Pasi fillon të vlojë ia shtoni lëngun e limonit, e lëni të vlojë rreth 3-4 minuta.
Në një enë e derdhni gjalpin, bollgurin, jogurtin, qumështin, vajin, pluhur pjekjën dhe miellin e përzieni dalë nga dalë.
Merrni nga glazura dhe formoni tatlia duke ia vendosur disa copëza arra.
Tepsinë me tatlia e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, derisa të skuqen.
Pas pjekjës përmbi ia derdhni sherbetin e ftohtë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.