Përbërësit:
- mish qengji
- 6 lugë vaj ulliri
- 2 qepë të mëdha të prera hollë
- 8 domate të mëdha të qëruara dhe me copëza
- 3-4 speca të prerë hollë
- 1 kokërr hudhër
- 4 speca të kuq të pjekur e të qëruar
- rigon, gjethe dafine, piper të zi, majdanoz me shumicë.
Përgatitja:
Për të gatuar tave me mish qengji veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere kavërdisim lehtë qepën dhe më pas e heqim. Në të njëjtën tenxhere me pak vaj skuqim në të gjithë anët mishrat e qengjit.
Kur mishi të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë, shtojmë qepët, specat e prerë hollë, domatet dhe erëzat dhe i lëmë të marrin një valë. Shtojmë ujin dhe i lëmë derisa të jenë mishrat gati. E përziejmë me specat e pjekur, dhe e hedhim të gjithin në tavë, natyrisht pasi e kemi rregulluar me kripë e piper.
E lëme në furrë të ngrohtë në 220° derisa të marrë një faqe. Shërbehet vetëm por shkon shumë dhe me pilaf.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.