Tave me mish qengji

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • mish qengji
  • 6 lugë vaj ulliri
  • 2 qepë të mëdha të prera hollë
  • 8 domate të mëdha të qëruara dhe me copëza
  • 3-4 speca të prerë hollë
  • 1 kokërr hudhër
  • 4 speca të kuq të pjekur e të qëruar
  • rigon, gjethe dafine, piper të zi, majdanoz me shumicë.

Përgatitja:

Për të gatuar tave me mish qengji veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere kavërdisim lehtë qepën dhe më pas e heqim. Në të njëjtën tenxhere me pak vaj skuqim në të gjithë anët mishrat e qengjit.

Kur mishi të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë, shtojmë qepët, specat e prerë hollë, domatet dhe erëzat dhe i lëmë të marrin një valë. Shtojmë ujin dhe i lëmë derisa të jenë mishrat gati. E përziejmë me specat e pjekur, dhe e hedhim të gjithin në tavë, natyrisht pasi e kemi rregulluar me kripë e piper.

E lëme në furrë të ngrohtë në 220° derisa të marrë një faqe. Shërbehet vetëm por shkon shumë dhe me pilaf.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu