Përbërësit:
- 1 pule
- 1 kg patate
- 1 qepe
- rozmarine
- vaj ulliri
Përgatitja e pulës me patate në furrë:
Pasi kemi lare dhe pastruar mire pulen pa i hequr lekuren, pasi ajo i jep me teper shije lengut, e veme te zieje ne nje tenxhere duke mbuluar 3/4 me uje. Shtojme gjysmen e qepes, pak rozmarine dhe sasine e deshiruar te kripes.
Nderkohe qerojme patatet, i presim ne kubike te vegjel dhe i shtrojme ne nje tepsi duke i hapur mire me qellim qe te mos jene njera mbi tjetren.
Shtojme gjysmen tjeter te qepes te prere holle, pulen e zier (jo fort, pasi do te gatuhet akoma ne furre) marinojme me piper te zi, rozmarine, kripe e vaj ulliri (1 luge gjelle per person).
Shtojme 1 gote uji me lengun e pules dhe e fusim ne furren e ngrohur me pare ne temperaturen 200° per rreth 20-30 min.
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.