Përbërësit:
5 patate, 1 vezë, 1 lugë kripë, 1 lugë të çajit Biber i zi.
Për mish:
300 gr mish, ½ qepë, 1 hudhër, 1 lugë të gjellës gjalpë, 1 lugë të gjellës salcë, 1 domate, 1 lugë të çajit Biber i zi, 1 lugë të çajit kripë.
Përgatitja:
Patatet zieni pa i qëruar, pas zierjës i qëroni dhe i shtypëni në një enë.
Patateve ia hedhni kripën, biberin e zi, vezët dhe i përzieni, glazurën e vendosni në torbë të shtrydhjës.
Furrën ndezeni në temperaturë 180 gradë celsius, gjalpin shkrine në tigan dhe e fërgoni hudhrën dhe qepën.
Pasi fillon të fërgohet qepa ia shtoni mishin dhe mishit përmbi ia hedhni kripën, biber e zi.
Domatën bëni nerende dhe ia bashkangjisni mishit së bashku me salcën.
Mishin e fërguar e vendosni në enën e pjekjës dhe përmbi ia vendosni patatet pire të gjendura në torbë të shtryerdhjës.
Për 5-6 minuta e pjekëni mishin me patate.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.