Përbërësit:
- 1,5 kg laker,
- 8 lugё arra tё grimcuara,
- 1 filxhan vaj,
- 1 lugё caji piper i kuq,
- piper i zi,
- kripë,
- majdanoz,
- 500 gr petë për pite,
- 1,5 decilitra uje mineral.
Hapat:
Mёnyra e pёrgatitjёs, lakra e prerё imёt kaurdiset me pak ujё pёr tu zbutur.
Kullohet, shtohen arrat, vaji, piper i kuq, piper i zi, kripa dhe majdanozi i copёtuar.
Tepsia lyhet me vaj, vihen 2 petё spёrkaten me vaj dhe mbi ta vihet njё pjesё e mbushjёs.
Pёrmbi mbushje, vihen 2 shtresa tё spёrkatura me vaj dhe me ujё mineral, pastaj pёrsёri mbushje, petё dhe kёshtu derisa tё mbarohet materiali.
Pёrfundon me njё petё, spёrkaten me vaj dhe ujё mineral dhe piqen nё furrё tё nxehtё nё temperaturё 200 gradё celsius pёr rreth 40 minuta derisa tё skuqen.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.