Perbersit:
2 banane
2 lugë sheqer
120 gr miell
1/2 pluhur pjekurinash
1 vezë
vaj për fërgim
sheqer pluhur.
Pergatitja:
Bananet i shtypim me pirun, shtojmë sheqerin, miellin, vezën dhe pluhurin për pjekurina. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë duke formuar një brumë.
Në një enë të thellë hedhim vajin.
Pastaj me një lugë metalike, të cilën e kalojmë në vaj të nxehtë, marrim petullat nga brumi i përgatitur dhe i hedhim tek vaji për fërgim.
Fërgojmë disa minuta, derisa të marrin një ngjyrë të kuqrremtë.
Petullat e pjekura kështu i vendosim në letër kuzhine, për t’u hequr vajin e tepërt.
Para servimit i spërkasim me sheqer pluhur.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.