Perbersit:
750 ml ujë të vakët
1 lugë e mesme sheqer
1 lugë gjelle tharm buke
800 gr miell
1 lugë e mesme kripë.
Pergatitja:
Në një enë të madhe, shtojmë sheqerin dhe tharmin në ujin e vakët dhe lëreni të rrijë pak.
Shtoni pak më shumë se gjysmën e miellit në masën e tharmit dhe përzini mirë deri sa të fitoni një masë homogjene. Mbuloni dhe lëreni të rrijë për 15 minuta.
Shtoni kripën dhe pjesën tjetër të miellit që të krijoni një brumë. Ngjeshni brumin deri sa të bëhet i butë dhe i lëmueshëm. Transferoni në një enë të vajosur, mbuloni dhe lëreni të dyfishohet në madhësi.
Sapo të dyfishohet, ndani në 3 pjesë. Vendosni prapë në një enë, mbuloni dhe lëreni të vijë.
Kur të jenë dyfishuar prapë, formoni 3 samunë. Merrni një enë të vajosur dhe hidhni pak miell. Shtoni bukët në enë, mbuloni me një pecetë pak të lagur dhe lëreni të vijë prapë.
Futini në furrë në 230 C. Spërkatni bukën me pak ujë para se ta piqni dhe ktheni në furrë gjatë pjekjes herë pas here që të piqet në mënyrë të barabartë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.