Përbërësit:
1 petë, 2 vezë, gjysmë gote qumësht, djathë, majdanoz.
Përgatitja:
Petën e premë në formë të shiritit, në një enë i rrahni vezët dhe përmbi ia shtoni qumështin.
Djathin e copëtoni në copa të vogla dhe ia shtoni përzierjës.
Petën e prerë e zhytim në këtë përzierjë, në tigan e derdhim pak vaj.
Përzierjën e petës e vendosim në tigan, në të gjithë sipërfaqën e tiganit.
Pasi fillon të skuqet peta, me ndihmë të një pjate e ktheni në anën tjetër pa iu prishur forma.
Byrekun e vëni në pjatën kryesore për shërbim.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.