Perbersit:
1 gotë miell
½ gotë sheqer
1 gotë miell misri për ëmbëlsira
4 vezë
1 gotë vaj
1 pluhur pjekurinash
200 gr kos
2 sheqer vanilje Podravka
2 lugë gjelle mjaltë
lekurë portokalli ose limoni.
Për sherbetin:
3 gota ujë
2 gota sheqer
gjysëm portokalli ose limoni
1 shkop kanellë.
Pergatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët. Më pas shtojmë sheqerin dhe mjaltin dhe vijojmë rrahjen edhe për 5 minuta.
Në vijim, shtojmë vajin, kosin, si dhe lëkurën e portokallit apo të limonit.
Në një tas tjetër, hedhim miellin e misrit për ëmbëlsira dhe atë të grurit, hedhim gjithashtu edhe pluhurin pjekës dhe vaniljen. I përzjejmë të gjitha bashkë dhe i shtojmë tek masa e vezëve.
I rrahim për 2-3 minuta të gjitha bashkë dhe e hedhim të gjithë masën në tepsi.
Ëmbëlsirën e fusim në pjekje në furrë, në temperaturën 170 gradë. E lëmë të piqet për 35 minuta derisa merr në sipërfaqe ngjyrë të kuqërremtë.
Sapo e nxjerrim nga furra, i hedhim sherbetin e ftohtë. Në mënyrë që të përthithë të gjithë masën e sherbetit sa më mirë e shërbejmë tre orë pasi i kemi hedhur sherbetin.
Për sherbetin: I ziejmë të gjitha bashkë për 10 min dhe i heqim mënjanë që të ftohet.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.