Përbërësit:
500gr petë bakllave, 20 lugë arra të bluara, 12 lugë grizë, 20 lugë sheqer, ½ pluhur për pjekje, vaj, 250 ml ujë të vakët.
Për sherbetin:
600gr sheqer, 500ml ujë, 1 sheqer vanilje, pjeseza limon.
Përgatitja:
Ziejme sherbetin me ujin dhe sheqerin per 5-8 minuta,pastaj shtojme copezat e limonit.Sherbetin e leme te ftohet mire.
Nderkohen ne nje ene perziejme arrat,sheqerin,grizen, dhe pluhurin per pjekje.
Kesaj mase i shtojme nje gote 250 ml uje te vaket dhe perziejme mire.
Ne nje vend te rrafshet shtrijme nje pete bakllavaje,sterpikim me pak vaj,shtrijme te dyten persiper dhe ne pjesen e poshtme shtrijme me luge nga mbushja me arrat e te tjerat.
Mbeshtjellim ne forme roleje dhe prejme nga 4-5 cm pjeseza.
Pjesezat e bakllavase i rendisim ne kallepin e luer me vaj dhe keshtu vazhdojme derisa te na hargjohen petet dhe mbushja.
Tanim lyejme persiper me pak vaj ose margarin te shkrire dhe pjekim ne furre per 20 minuta ne 200 grade.
Bakllavane e pjekur leme te ftohet vetem per pak dhe i qesim sherbetin e ftohte.
Presim derisa ta mpije sherbetin dhe servojme.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.