Përbërësit:
500 gr kadaif, 150 gr gjalpë, 1 gote arra.
Për sherbet:
3.5 gota ujë, 3 gota sheqer, disa pika lëng limoni.
Përgatitja:
Kadajifin ndani me dorë, gjalpin e vëni për shkrirje pastaj e vendosni kadajifin dhe e fërgoni për pak minuta.
Kadajifin e vendosni në kallëpa, pjesën e midist e shtypëni dhe ia vendosni arrat.
Për sherbet, 1 gotë sheqer e vendosni për fërgim, kur të bëhet si karamele ia shtni ujin dhe e lëni të vlojë.
Pastaj ia shtoni limonin dhe e përzieni. Kadajifat i largoni nga kallëpat duke i kthyer në anën e kundërt, kur të ftohet sherbet ia derdhni kadajifave.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT