Pjesa e parë përbërësit për brumin:
3 vezë, 12 lugë (te supës) sheqer, 12 lugë (te supës) qumësht, 12 lugë (te supës) vaj, 12 lugë (te supës) miell, 1 pecivë, 3 lugë kakao,
E pjekni në furrë në temp. 250 grad. Pasi të pjeket e lëmë të ftohet dhe ia qesim 2 gota (të ujit) qumësht.
Pjesa e dytë filli/grizë:
500 ml qumshtë te nxehtë, 6 lugë (te supës) grizë, 1 gotë (te madhe ose 1 filgjan) sheqer, 2 paqeta kokos,
I perziejmë të gjitha me tel kuzhine vazhdimisht mbi zjarrë rreth 5 min.
Pastaj e lëmë te ftohet tërësisht griza dhe e vendosim mbi petën e pjekur.
Pjesa e tretë shllag/krem pana:
500 ml hopël i perziejmë me mikser deri sa të merr formën e shllagut.
Pastaj ia qesim mbi grizën.
Pjesa e katërt cokollate:
I shkrijmë 2 cokollata me pakëz vaj dhe qumësht, e lëmë të ftohet cokollaten dhe ia hedhim sipër hoplles (asesi nuk bën te jetë cokollata e nxehtë sepse e shkrinë hopllen).
Në fund mund ta dekorojmë me copëza cokollate të grira në rende ose me kokos.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.