Përbërsit për brumin:
1 ve,
125 gr. margarin,
1 gotë e gjysëm e çajit sheqer pluhur,
1 pecivë (pluhur për pjekurina),
1 sheqer vanilje,
Miell deri sa bëhet një brum shumë i butë.
Për fillin:
4 molla (të grira në rende),
5 lugë të supës sheqer,
1 lugë të çajit kanellë.
Për lyerje sipër:
1 e kuqe e vesë.
Përgatitja:
Së pari përgatitim fillin: në tenxhere qesim mollat me sheqer dhe i qesim në zjarr që të kavërdisen,përziejmë vazhdimish kur mollët të marrin një ngjyrë qesim kanellën. Përziejm edhe për 1-2 minuta dhe e largojm nga zjarri.
Pastaj pregadisim brumin me të gjithë përbërsit. Brumin e hapim në një petë të madhe dhe e prejm forma sipas dëshirës (shiko në foto).
Nëse forma është rumbullake at’her mbi petën e parë rumbullake e qesim pak nga filli dhe sipër qesim petën tjetër, ansoret e petës i ndrydhim pak me piru dhe sipër ja bëjm 2 vrima.
Me të gjithë veprojm kështu dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe para se ti fusim që të piqen i lyejm me të kuqen e vesë.
Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius .
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.