Përbërësit:
7 vezë,
7 lugë sheqer,
7 lugë miell,
3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,
1/2 kg dredhëza.
Përgatitja:
Përgatitet patishpani nga vezët,sheqeri dhe mielli. Në tepsi katrore të shporetit, të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër, derdhet masa e përgatitur dhe piqet në furrë me temperaturë 250 gradë Celsius për 15 minuta. Ndërkohë pastrohen dhe priten dredhëzat përgjysmë ose në copa të vogla. Tundet ajka. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Lyhet me ajkë dhe mbi ajkë hidhen dredhëzat. Mbështillet në rolladë me ndihmën e pecetës. Kthehet në tepsi dhe mbështillet me letër ku është pjekur gjersa të ftohet. Mbi hidhet sheqer pluhur dhe pritet në pjesë të holla. Shërbehet duke e zbukuruar me dredhëza.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.