Përbërësit për brumin:
- 800 ml ujë të vakët
- 20 gr kripë
- 1300 gr miell
Për mbushjen:
- 1200 gr djath
- 300 ml ajke e thartë
- 3 vezë
- 6 lugë gjelle vaj
- jogurt.
Pergatitja:
Me përbërësit e mësipërm formojmë brumin, të cilin pastaj e ndajmë në 20 kuleç të vegjël nga 100 gramë.
Secilin kulaç e lyejmë me vaj dhe mbulojmë me qese kuzhine. I lëmë të pushojnë për 30-40 minuta.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Vezët i tundim dhe i bashkojmë me përbërësit e tjerë, derisa të krijojmë një masë homogjene.
Më pas sipërfaqen ku do të tëhollojmë petët e lyejmë me vaj. Nisim e tëhollojmë petët duke i tërhequr me duar nga jashtë, derisa të fitojmë një petë të hollë e që nuk shqyhet.
Pas hapjes së petës në madhësi të dëshirueshme e palosim pjesën e poshtme një herë, ia vëmë mbushjen e përgatitur, ndërsa qoshet i mbyllim me kujdes që të mos rrjedhë mbushja jashtë.
Më pas peta paloset mirë si role dhe sa më hollë që është e mundur. E bëjmë dyfish dhe e lyejmë me pak vaj që të mos thahet, deri në përgatitjen e petëve të tjera.
Petët e renditura i lyejmë me jogurt dhe i pjekim në furrën e parangrohur në 250 gradë për 25 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.