ADVERTISEMENT
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 2 gota qumësht
- 1 gotë sheqer
- 6 lugë gjelle reçel kajsie
- 2 lugë gjelle kakao
- 3 gr kanellë
- 5 gr sodë bikarbonë
- 1 sheqer vanilje Podravka
Glazura:
- 100 gr cokollatë gatimi
- 3 lugë gjelle qumësht
- 2 lugë gjelle reçel
- 2 lugë gjelle vaj.
Përgatitja:
Miellin bashkojeni me sheqerin, qumështin, sodën bikarbonë dhe kakaon.
Shtoni kanellën, sheqer vaniljen, qumështin, vajin dhe reçelin. Përziejini të gjitha mirë.
Këtë masë hidheni në tepsinë e lyer me vaj dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.
Çokollatën dhe reçelin shkrijini bashkë me vajin dhe qumështin. Këtë masë hidhjani sipër ëmbëlsirës.
Para servimit, ëmbëlsira ftohet mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.