Përbërësit e nevojshëm:
- 150 ml qumësht orizi, kokosi ose bademi (bën edhe ujë),
- 2 lugë fara çia,
- 2 lugë kakao,
- 2 banane mirë të pjekura,
- ¼ e lugës së kafesë ekstrakte të vaniljes.
Përgatitja:
Farat çia i futni në qumësht dhe i lini të bymehen për rreth 15 minuta.
Kur farat çia në tërësi të bymehen i derdhni në blender, e më pas shtoni bananet, kakaon dhe ekstraktet e vaniljes. Gjithë kohës i përzieni në blender, derisa të keni një masë unike.
E ftohni mirë në frigorifer.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.