Përbërësit për 4-5 krepa:
100gr miell
2 l. caji kakao
1 maje thike kripe
1 veze e rrahur lehte
300 ml qumesht
Përgatitja:
Veme ne tas 3 materialet e para. Perziejme me tel qe te bashkohen. Shtojme vezen dhe pak e nga pak qumeshtin. Perziejme derisa te behet nje brume i bute. E leme 20 minuta ne frigorifer. Ne nje tigan qe s’ngjit, qe e kemi nxehur mire ne zjarr po te nevojitet e lyejme lehte me vaj, hedhim nje qemshe me qull. Mire eshte te perdorim garuzhden e supes. E leme te skuqet rreth 1 minute dhe me ndihmen e shpatulles e kthejme krepen nga ana tjeter. E veme ne nje pjate e keshtu vazhdojme derisa te mbarohet brumi. I mbushim me nutela ose me cdo lloj tjeter mbushje te embel dhe u shtojme banane te prere nga siper.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.