Përbërësit:
- 2 petë
- 250 gr mish
- 1 qepë
- 1 tubë majdanoz
- kripë
- Biber i zi
Për sos:
- gjalpë
- biber i kuq
- jogurt me hudher
Për mish:
- mish i bluar
- majdanoz
- kripë
- qepë.
Përgatitja:
Përbërësit e mishit i grimconi dhe i derdhni në një enë të thellë dhe i përzieni mirë, petët i ndani në dy pjesë, anash e vendosni përzierjën e mishit.
Petën e bëni role dhe e preni në copa të vogla, përmbi i lyeni me vezë.
Mantiat e formuara i rëndisni në tepsi dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen.
Pas pjekjës mantiave përmbi ia derdhni jogurtin me hudhër dhe përzierjën e sosit, mantiat i shërbeni të ngrohta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.