Përbërësit për 4 persona:
- 400gr miell,
- 300 ml ujë të vakët,
- 2 vezë,
- 20 gr tharmë,
- 1 lugë çaji kripë,
- 12 lugë çaji sheqer,
- 2 lugë gjelle kokos.
Hapat:
Marim një enë të thellë, vendosim ujin e vakët në të, pastaj hudhim kripen dhe tharmin dhe i perziejm mire.
Pastaj marim miellin dhe e shtojmë ngadalë në enën me ujë, dhe me ndihmën e lugës e bëjmë përzierjen.
Rrahim vezët dhe i vendosim në brum, dhe prapë vazhdojmë me përzierjen për 5minuta të tjerë.
Brumi duhet të jetë i përderdhur, gjatë tërë kohës e rrahim me lugë druri.
Brumin e mbulojmë dhe e lëmë që të viej për 20 minuta.
Pasiqë të ketë ardhur brumi marim një tigan dhe e vendosim mbi zjarrë në temperaturë të lartë, në tigan vendosim vaj dhe posa të nxehet mirë vaji, marim brumin me anë të lugës dhe ashtu lug-lug e vendosim në tigan, derisa petullat të skuqen në të dy anët.
Mbas pjekjes mbi i hudhim kokos për dekor.
Vazhdojmë kështu derisa brumi të përfundojë.
Varësishtë nga dëshira juaj mundë t’i shërbeni me reqel, djathë,turshi.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.