Përbërësit:
- 400 gr kërpudha,
- 2 vezë,
- 400 gr miell,
- 4 decilitra vaj,
- 3 decilitra ajkë,
- 1 limon,
- ½ tubë majdanoz,
- melmesa.
Hapat:
Kërpudhat zihen pak në ujë me qëllim që të zbuten, e pastaj kullohen nga lëngu i tepërt, teren dhe priten për së gjeri në shirita të gjerësisë 1 centimetër.
Të verdhtë e vezëve ndahen nga të bardhtë dhe tunden derisa të fitohet shkumë të trashë, në një enë bashkohen të verdhtë e vezëve, mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen mirë.
Kërpudhat e prera rrotullohen në miellin e mbetur, ngjyhen në masën e përgatitur dhe fërgohen në vaj të nxehtë derisa të skuqen.
Kërpudhat e përgatitur serviren në pjatë, spërkaten me lëng limoni u derdhet ajkë përmbi dhe spërkaten me majdanozin e grirë imët.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.