Përbërësit:
500gr spinaq,
1kg djathe lope,
1kg pete e gatshme,
5 veze,
300ml qumesht,
vaj,
kripe.
Përgatitja:
E ziejme spinaqin ne uje te valuar ne zjarr. Spinaqin e zier e shperlajme me uje te ftohte, e kullojme dhe e presim ne cope te imeta.
Nderkohe, i thyejme vezet dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat.Te bardhat e vezes i rrahim me mikser. Ne tenxheren e madhe me te verdhat e vezes e grijme djathin dhe e shtojme qumeshtin. Hedhim ne te kripe dhe vaj. Pastaj, ne ene i shtojme te bardhat e vezes te rrahura dhe spinaqin. Perziejme me luge, derisa te fitojme nje mase homogjene.
Ne tave hedhim vaj dhe e perhapim me furçe ne tere siperfaqen. Ne tave e veme nje pete dhe e palojme ne madhesi te taves.
E marrim peten e dyte, e tutelojme me dore dhe e kalojme ne masen ne tenxhere. Kete pete e veme siper petes ne tave ne skaj te taves. Te njejten gje e bejme me te gjitha petet, me te cilat e mbushim taven.
Masen e mbetur ne tenxhere e shperndajme ne tave siper pites. Siper hedhim vaj dhe i shtrojme dy petet e mbetura. Skajet e peteve i shtypim ne brendi te taves.Edhe siper tyre hedhim vaj dhe e perhapim ne tere siperfaqen e petes. Taven e veme ne furre, pjekim 15 minuta ne temperature prej 220 grade.
Piten e presim ne cope.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.