ADVERTISEMENT
Përbërësit:
8 feta bukë shtëpie
2 thelpinj hudhër
200 gr gruviera (djathë francez, i fortë)
1 litër lëng mishi i vluar
kripë e piper.
Përgatitja:
Thekni fetat e bukës në furrë, lyejini me hudhër pastaj vendosini të shtrira në një enë balte ose xhami zjarrdurues, duke i vënë në mënyrë të alternuar edhe shtresat e djathit gruviera. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës. Njomini lehtë me lëngun e mishit, i cili duhet ta mbulojë tërësisht bukën dhe vendosni enën në furrën tashmë të nxehur, në 200 gradë, për 15 minuta. Në fund buka do të ketë thithur të gjithë lëngun e mishit. Shërbejeni menjëherë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.