Përbërësit:
500ml kos i trashë,
400gr tranguj/kastraveca,
1 hudhër,
pak vaj,
pak kripë,
pak uthull.
Përgatitja:
Për tarator preferohet kos i trashë. Hidhet kosi në një enë me vëllim më të madh se një litër. I shtojmë pak kripë dhe e rrahim me tel kuzhine ose me mikser derisa të jetë homogjen. Ndërkohë kastravecat e pastruar i grijmë me rende të trashë dhe i kullojmë nga lëngu i tyre i tepërt, pastaj i hedhim në enën me kos. Në enën me kos hedhim edhe hudhrat e grira imët (të shtypura) dhe i përziejmë përsëri, gjatë kësaj kohe shtojmë edhe vajin, kripën dhe pak uthull sa për shije. Pasi të jetë përzier mirë e vendosim enën në frigorifer për rreth 1 orë që të ftohet pak.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.