Përbërësit:
210 gram sheqer
200 ml ujë
80 gram gjalpë
6 vezë
160 gram qumësht
180 gram miell
2 1/2 lugë të cajit me sodë buke.
Përgatitja:
1. Shkrihet sheqeri ne nje tenxhere, pastaj shtoni uje dhe perzieni deri sa sheqeri te shkrihet.
2. Shtoni gjalpe ose margarin deri sa te shkrihet dhe ate e leni qe te ftohet.
3. Perzihen vezet deri sa te shkumezohen, pastaj ja hedhim miellin dhe soden e bukes dhe qumeshtin, pastaj ia hedhim perberjen e sheqerit.
4. Nje tepri me permasa 20×30 i hedhim miell dhe perberjen e leme te qendroje ne furre te ftohte 30 min dhe pastaj leshohet ne 170 grade dhe piqet rreth nje ore!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.