Torta ‘’sheherzada’’

spot_imgspot_img

Perbersit:

1.5 l qumësht
200 gr pluhur pudinge me shije karamele(5 qese)
250 gr sheqer
200 gr sheqer pluhur
250 gr margarin
500 ml ajkë e embel
600 gr biskota.

Pergatitja:

Ne nje ene qesim 1 l qumesht te vloje se bashku me sheqerin,kurse ne pjesen e mbetur te qumeshtit perzijme pluhurin e pudingave dhe shtojme tek qumeshti qe vlon.

Perziejme derisa te trashet pudinga.

Ne nderkohe perzijme margarinen me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze.

Margarinen e shtojme tek pudinga tashme e ftohur dhe perzijme mire me ixer derisa te homogjenizohet kremi.(per nje shije me te forte karamele mund te nxehni gjysmen e sheqerit derisa te karamelizohet,pastaj shtojme qumeshtin 1 l dhe perzijeme derisa te shkrihen kristalet e sheqerit,pastaj shtojme pudingat e tretura dhe perzijme derisa te trashet kremi)

Perzijme ajken e embel derisa te trashet(ne vend te ajkes mund te perdorni 300 gr pluhur per krem pana dhe tundim me 500 ml uje me gaz).

Ne kallepin me madhesi 36×23 shtrojem plastfolie dhe shtrijme nje shtrese biskota.

Persiper shtrese se pare me biskota qesim ⅓ krem panes,pastaj ⅓ e kremit te ftohur em pudingen,pastaj prap nje shtrese biskota,krem pana pudinge dhe ne fund shtresa perfindon me biskota.

Torten e pergaditur e leme ne ngrirje per 1-2 ore ose en frigorifer gjate nates(mbeshjellim me plastfolie qe torta te mos mari aoma nga frigoriferi).

Pastaj torten e largojme nga kallepi,rrotullojm ne tabaka,largojm plasfolien dhe dekorojme sipas deshires me krem pana me shije cokollate.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTiramisu me biskota
Artikulli tjetërKek në tenxhere

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu