Përbërësit:
- 3 pako krem shllagi
- 4 dl qumësht
- 8 lugë sheqer
- 2 sheqer vanilje
- 300 g biskota
- 50 g çokollatë e ngrirë
- lëvozhgë e grirë e një portokalli
Për kafen:
- 4 dl ujë
- 4 lugë kafe
Për të dekoruar:
- 1 shllag
- Disa karamele dekorative, çokollatë të bluar, ose sipas dëshirës
Përgatitja:
Së pari vlojmë kafenë . Përzieni mirë dhe lëreni të ftohet pak.
Ndërkohë përgatisni mbushjen, së pari në një tas të madh,përzieni shllagun e rrahur me sheqer dhe sheqer vanilje .
Pastaj shtoni biskotat e bluara , thërrimet e çokollatës, ose çokollatën e ngrirë dhe lëvozhgën e grirë portokallin në shllag. Përzieni gjithçka butësisht me një lugë për të kombinuar gjithçka.
Tani merrni një tepsi, ose një tavë dhe rregulloni rreshtin e parë të biskotave që duhet të zhyten më parë në kafe të ngrohët. Lëreni biskotën në kafe që të përthithë pak kafen, por duke pasur kujdes që të mos e zbusni shumë. Pas kësaj, shpërndani mbushjen mbi biskota, dhe pastaj vazhdoni të rregulloni 2 rreshta biskota dhe 2 rreshta mbushjeje.
Dekorojeni me shllag, më pas spërkatni me ëmbëlsira dekorative, kakao, lëvozhgë të grirë portokalli, ose sipas dëshirës.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.