Torte me Pudink

spot_imgspot_img

Perberesit per 1 pandispanje:
3 veze,
9 luge sheqer,
9 luge miell,
1 luge te kafes pecive.

Pergatitja:
(Tre bruma i bejme me perberesit e njejte)
I hedhim vezet ne nje ene dhe fillojme t’i rrahim me mikser, pasi qe jane perzier vezet me ngadalsi ja qesim sheqerin, pasi qe te perzihet shtojme dhe miellin bashke me peciven.
Pasi qe jane perzier ne tepsi shtrojme nje leter per pjekje dhe e shtrijme masen e perzier ne tepsi dhe e fusim ne furre ne 200 grad, duhet te pjeket afer 10 minuta.
Keshtu njejt i bejme dhe dy kore pasi qe kemi mbaru me pandispjat pergatitsim fillin.

Perberesit per fillin:
2 pudinka (sipas deshires),
2 shllaga (krem pana),
1.5l qumesht.

Pergatitja:
Se pari i ziejme pudinkat e cokollates apo si pas deshires, pasi qe pudinka te ftohet  e perziejme shllagun.
Gjysmen e shllagut ja hedhim pudinkes te ftoht dhe i perziejme me mikser, pasi qe masa eshte perzier fillojme shtrojme nje kore dhe gjysmen e fillit ja hedhim kores, e shtrijme mire pastaj hedhim koren e dyte dhe gjysmen e mbetur te fillit ja shtojme siper, e shtrijme mire dhe e vendosim siper koren e trete.
Siper kores se fundit shtojme shllagun dhe e shtrijme mire.
E dekorojme sipas deshires me dredheza, banane, cokollate etj.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakRavani
Artikulli tjetërRavani Dy Ngjyrshe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu