Përbërësit për koren:
12 të bardha të vezëve,
300 gr sheqer,
200 ml vaj,
120 gr miell gruri tip 400,
80 gr thërrime buke,
200 gr lajthia të fërguara.
Përbërësit për kremin:
12 të kuq të vezëve,
100 gr sheqer,
1 qese puding,
50 gr miell amidoni,
1 litër qumësht,
250 gr gjalpë,
200 gr qokollatë,
4 qese sheqer vanilje.
Përbërësit për lyerje:
100 gr lyerje qokollate,
2 qese shllag,
250 ml qumësht.
Përgatitja:
Nga 6 të bardha të vezëve duhet të formoni një masë si dëborë, duke e përzier ngadalë dhe duke shtuar 150 gr sheqer, 100 ml vaj dhe 60 gr miell të përzier me 40 gr thërrime buke.
Masën e përgatitur të korës së tortës duhet ta qitni në tepsinë e lyer me vaj, të madhësisë 30×40 cm, ku më parë keni qitur 100 gr lajthia të coptuara.
Piqni në furrë të nxehur në temperaturë 180 gradë Celsius për 15-20 minuta. Koren duhet ta ftohni pak dhe hiqeni nga tepsia.
Në të njëjtën mënyrë duhet ta piqni edhe koren tjetër të tortës.
Të kuqtë e vezëve dhe sheqerin duhet t’i përzieni derisa të formohet shkuma. Qiteni përmbajtjen e qeses së pudingut, miellin e amidonit dhe pak qumësht.
Pjesën tjetër të qumështit duhet ta vloni dhe në të ta përzieni masën e përgatitur. Duke përzier pa ndërprerë, duhet ta zieni për disa minuta e pastaj ta ftohni.
Në kremin e ftohur duhet ta qitni gjalpin dhe ta ndani në dy pjesë.
Në njërën pjesë duhet të qitni qokollatën e shkrirë në avull, kursë në të dytën sheqerin e vaniljes.
Njërën kore të tortës duhet ta lyeni me kremin e qokollatës. Mbulojeni me korën tjetër, lyejeni me eurokrem e pastaj me kremin e vaniljes.
Përmbajtjen e qeses së shllagut duhet ta qitni në qumësht të ftohtë dhe ta përzieni me mikser elektrik derisa të përfitohet një shllag me dendësi të dëshiruar.
Servimi:
Me shllagun e përgatitur lyejeni tortën, ftoheni mirë atë dhe, urime ditëlindja për personin që po e përgatisni./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.