Përbërësit për petën:
7 të bardha vezësh
150 gr sheqer
1 vanil sheqer
1 pluhur për pjekurina
150 gr kokos
70 gr miell
Përbërësit për kremin:
7 të kuqe të vezëve
2 kese puding vanile
700 ml qumësht
100 gr margarin
100 gr sheqer pluhur
500 ml ajkë e ëmbël
Nevoiten edhe:
12 copë keksa “Petit Beurre”
100 ml qumësht
50 gr kokos
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve pas pak i shtojmë sheqerin dhe vanil sheqerin,rrahim përsëri deri të formohet shkumë e fortë.
Pluhurin për pjekurina e përziejmë me miell dhe e shtojmë tek shkuma me të bardhat e vezëve.Ne fund shtojmë kokosin dhe e përziejmë ngadal me lugë.
Masën e qesim nv tepsi rreth 26 cm të shtruar me letër të yndyrshme.
Pjekim në temperaturë 170*C rreth 15-20 minuta.
Kur të ftohet e kthejmë përmbys në një enë tjetër dhe e lagim me pak qumësht 4-5 lugë gjelle.
Përgatitja e kremit:
Të kuqët e vezëve i përziejmë me 200 ml qumësht dhe me pudingun.Qumështin tjetër të mbetur e qesim që të vlojë.Kur të vlojë qumështi e qesim masëbn e përgatitur dhe e ziejmë si qdo puding tjetër duke e përzier vazhdimisht qe mos të mbetet kokrra.
Sapo të trashet e largojmë nga zjarri dhe e lejmë të ftohet.
Kur të ftohet masa e perziejmë me margarinën të cilën e kemi rrahur(me mikser) më parë me sheqer pluhur si dhe me ajkën gjithashtu të rrahur me mikser.
Me gjysmën e këtij kremi të përgatitur lyejmë petën,pastaj radhitim keksat e zbutur në qumësht ,mbi keksa qesim edhe pjesën tjetër të kremit.E dekorojmë me kokos si dhe me toptha”Rafaello” sipas dëshirës.
P.S.Topthat “Rafaello”mundeni me i pergatit edhe vet.Ndajme pak nga kremi i shtojme edhe pak kokos dhe formojme topthat./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.