Perbersit:
2 vezë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 gotë të çajit qumësht
1 gotë të çajit vaj vegjetal
250 gr spinaq
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
3 gota të çajit miell
PËR KREM
1 vezë
1 gotë të çajit sheqer pluhur
2 lugë miell
2 gota qumësht.
Pergatitja:
Spinaqin e zieni pak me ujë, pas zierjës e vendosni në blendar për grimcim.
Vezët dhe sheqerin i rrahni për rreth 3-4 minuta, pastaj ia shtoni përbërësit e tjerë.
Kallëpat e tortës i lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e përgatitur.
Tortët e vogla i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15-20 minuta.
Për krem, të gjithë përbërësit e kremit i derdhni në një tenxhere dhe i vëni në zjarrë.
Pasi ta përfitoni kremin e dëshiruar e vendosi përmbi tortet e vogla, sipas dëshirës mund ta zbukuroni me ndonjë frutë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.