Përbërësit:
100 gr mish viçi
5 gr gjalpë
20 gr spinaq
10 ml birrë
20 gr djathë kaçkavall
40 ml vaj ulliri
kripë
piper
rigon.
Përgatitja:
Në një tigan hidhni pak vaj ulliri në zjarr të ulët. Në një tas vendosni mishin e viçit dhe sipër marinojeni me kripë, piper dhe rigon.
Mishin e marinuar shtojeni në tigan të skuqet dhe hidhni disa pika vaj. Pasi mishi është kaurdisur shtoni gjalpin dhe lërini të skuqen bashkë.
Më pas hiqeni mishin e viçit të skuqur dhe shtoni gjethet e spinaqit në tigan. Sipër shtoni birrën Tirana, kripën, piperin dhe rigonin.
Në një tigan tjetër hidhni disa pika vaj dhe vendosni djathin kaçkavall, anash djathit vendosni specat djegës. Kthejeni djathin nga të dyja anët.
Në një pjatë shtoni mishin e skuqur, spinaqin, djathin kaçkavall në majë dhe specat djegës sipër. Shërbejeni menjëherë.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.