Përbërësit:
500 – 600 gr mish qengji
2 kokrra qepë e njomë
1 lugë gjelle salcë domatesh
20 gr oriz
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë majdanoz.
Përgatitja:
Vendosim mishin në tenxhere dhe sapo t’i avullojë lagështira, shtojmë qepët e njoma të grira jo shumë hollë.
I trazojmë derisa të fillojnë të zbuten pak, shtojmë një lugë salcë dhe më pas orizin.
I hedhim ujë të ngrohtë deri në nivelin e mishit.
I lemë të ziejnë për 30-40 minuta.
Kur mishi të jetë zierë, para se ta heqim nga zjarri shtojmë dhe majdanozin e grirë hollë.
Ju befte mir!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.