Perbersit:
2 mish gjoks pule
1 karrotë
100 gr spinaq
vaj vegjetal
kripë
Biber i zi
erëza sipas dëshirës.
Pergatitja:
Marrim gjoksin dhe e presim në mes dhe filetat e fituara i rrahim me çekiç (mbi folie plastmase ose letër kuzhine në mënyrë që mishit të mos dëmtohet).
Filetat e fituara i marinojmë me kripë, biber të zi dhe vaj vegjetal.
Marrim filetën dhe e mbulojmë me gjethe spinaqi, në fillim shtojmë një karrotë të prerë për së gjati me trashësi rreth 1 cm.
Filetën e mbështjellim në formën e rrolladës, pastaj në folie alumini duke e mbyllur mirë.
E pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për 20 minuta.
Servohen sipas dëshirës me perime, oriz, patate etj.
Ju bëftë mirë!
© 2023, EMATHJA. All rights reserved.