Përbërësit:
- 700gr miell,
- 1kg tul kungulli,
- 1/4kg gjalpë,
- qumësht,
- 1 sheqer vanilje,
- 2-3luge sheqer,
- kripë.
Hapat
Zinet brumi i butë me miell të situr, sikurse për çdo pite. Pasi të pushoj pak, brumi ndahet në toptha të vegjël të cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhdimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti.
Në ndërkohë kungulli i njomë grryhet me lugë ose në rende. Në tenxhere hidhet një lugë gjalpë ose vaj dhe në yndyrën e nxehtë, hidhet kungulli. Shtohet sheqer sipas dëshirës, sheqer vanile, në maj të gishtërinjëve kripë dhe duke e përzier shtohet pak nga pak qumësht.
Kungulli zien gjersa të jetë zbutur mirë. Veçan tunden 3-4 vezë dhe I shtohen kungullit të ftohur. Tepsia lyhet me yndyrë dhe shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë, mbi petë hidhet kungull i përgaditur, mbi kungull petë e lyer me yndyrë dhe rradhë petë e lyer me yndyrë-kungull gjersa të hargjohet e tërë masa.
Në fund vehet peta e cila lyhet mirë me yndyrë dhe qumësht. Para se të piqet, shpohet në disa vende me piru. Pitja me kungull piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C, e si të largohet nga furra, spërkatet me qumësht, mbulohet për pak kohë dhe shërbehet e nxehtë e ndarë në katrorë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.